Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK – PSD
zgjedhjet

Zyrtarizohet koalicioni parazgjedhor AAK – PSD

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor.

Pak para firmosjes , Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, e pas saj ka konfirmuarpër media  se është dakorduar me shumicë votash që të shkohet në koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.

“Është votuar në shumicë votash dhe me dy abstenime marrëveshja për koalicion parazgjedhor me PSD-në. Kjo marrëveshje i ka pikat programore, i ka të gjithë çështjet tjera përgatitore për me shku te suksesshëm në zgjedhje”, tha Haradinai.

Për takimin e mundshëm me Isa Mustafën, Haradinaj tha se “tash jam i zënë, po e shihni edhe ju, jam në detyra me punë plot nuk kam gjë kundër me taku çdo kënd por duhet me i kry punët”.

Mësohet se PSD, sipas marrëveshjes që ka arritur me AAK-në në listën parazgjedhore do të garojë me 25 deputetë.

firmoset koalicioni aak psd

Provo po ashtu

3 tërmete shkundin Shqipërinë, 68 të lënduar

Lëkundjet e fuqishme kanë shkaktuar 68 të lënduar në total ndërsa 52 rregjistrohen vetëm në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.