Zyrtarisht kërkohet shpërbërja e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar që të mërkurën në orën 12:00 të mbahet seanca e jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës dhe atë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Kjo u bë e ditur pasi që tashmë 55 deputetë të Kuvendit i kanë dërguar një letër Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme, ku kërkohet shpërbërjen e Kuvendit.

“Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur të liderëve të partive politike dhe me qëllim të ruajtjes dhe funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, ne deputetët e nënshkruar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, thuhet në lerën e nënshkruar nga 55 deputetë.

Megjithatë, liderët e partive politike të vendit sot janë takuar sot me të parën e vendit Atifete Jahajaga, për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, ata janë pajtuar që të nisin diskutimet për shpërbërjen e Kuvendit dhe për mbajtjen e zgjedhjeve, që sipas tyre ato të mbahen në muajin qershor.

Por, ata do të mblidhen edhe një herë nesër, për të caktuar datën se kur do të mbahen zgjedhjet. /InfoGlobi/l.b

Share the post “Zyrtarisht kërkohet shpërbërja e Kuvendit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.