fbpx

Zyrtarisht emërohet organi i ri i zbuluar në trupin e njeriut (VIDEO)

Shkencëtarët e kanë kategorizuar organin e ri të sapo zbuluar në organizimin tonë, i cili ndodhet në traktin digjestiv të njeriut. Emrin e ka mizenterium, ndërsa ndonëse struktura e tij është e njohur mirë, mbi funksionin nuk dihet shumë.

Një kohë të gjatë është menduar se mezenteriumi paraqet një strukturë të ndërlikuar nga pjesët, e cila mundëson që nervat dhe enët e gjakut të arrijnë deri te qelizat e kuqe dhe sistemin ta mbajnë ‘në vend’. Mirëpo, hulumtimet më të reja kanë treguar se është fjala vetëm për një organ të vazhdueshëm.

Duke iu falënderuar hulumtimeve të reja, librat shkollore do të pësojnë ndryshime, ndërsa mezenteriumi më në fund fiton statusin e organit, shkruan sciencealert.com.

Ky zbulim e ndryshon të kuptuarit tonë për trupin e njeriut, ndërsa me emërimin e këtij organi e tërë një fushë në mjekësi do të pësojë ndryshim, i cili mjekëve mund t’ju ndihmojë në të kuptuarit më të mirë të organizmit njerëzor dhe shërimit të sëmundjeve të caktuara.

Para mjekësve e studentëve të mjekësisë ndodhet një detyrë e madhe: të gjendet funksioni i organit të ri dhe të zvulohet se çfarë roli ka kur është fjala për sëmundjet e abdomenit.
class=”fluid-width-video-wrapper”>

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.