Zyrtari i ATK-së dënohet me 10 muaj burg

F.S., është shpallur fajtor për përfitime të kundërligjshme pasurore dhe është dënuar me dhjetë muaj burg.

I njëjti me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.

Gjykata Themelore në Gjilan njofton se F.S., me këtë rast ka kryer dy herë veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, konform nenit 80 gjykata ja shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim. Ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Gjykata njofton se të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.