Ballina / KOSOVA / Zyrtarët e shtetit që nuk ngopen me para
qeveria

Zyrtarët e shtetit që nuk ngopen me para

Zyrtarët e lartë shtetërorë nuk po ngopen me të ardhurat e tyre të majme, disa prej tyre vazhdojnë të marrin edhe pensione nga buxheti i shtetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Deputetët Bekim Haxhiu, Anton Quni, Enver Hoti e Shkumbin Demaliaj kanë deklaruar pasuri qindra-mijëra euroshe në formularët e pasurisë së Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Por, në regjistrat e deklarimit të tyre figurojnë edhe pensionet invalidore të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), nga të cilat duket se nuk heqin dorë pavarësisht të ardhurave tejet stabile.

Mbi 300 mijë euro kap vlerën vetëm pasuria që ka nën pronësi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ndërsa, nuk qëndron keq as me të ardhurat e tij, shkruan më tutje “Zëri”.

Haxhiu merr tri paga dhe një beneficion invalidor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej 3 mijë e 825 eurosh. Paga e tij vjetore nga Kuvendi shkon në 16 mijë e 612 euro.

Por këto nuk janë përfitimet e vetme, siç ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deputeti merr pagë sekondare në Universitetin e Prishtinës 3 mijë e 224 euro, si dhe 1 mijë e 624 euro si ligjërues në kolegjin “Rezonanca”.

Sikur Haxhiu përfitime thuajse të ngjashme gëzon edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni. Mbi 400 mijë euro është vlera e pasurisë së tij, ku përfshihen banesa, shtëpia, lokali afarist e oborri.

Çuni ka deklaruar edhe dy vetura, një të tipit “BMW X5” 8 mijë euro, si dhe një “Mercedes” 3 mijë euro nën pronësi të fëmijëve. Ai paguhet 21 mijë euro në vit nga Kuvendi.

Por, pavarësisht kësaj page ka deklaruar të jetë edhe përfitues i një pensioni të TMK-së prej 3 mijë e 468 eurove.

@Fluidi

Provo po ashtu

valbona e vrar

Familja e të vrarës: Policia pa vendim të Gjykatës erdhi t’i marrë fëmijët nga nëna

Pjetër Nrecaj, përveç dhunës sistematike që ushtronte ndaj gruas së tij, i kishte marrë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.