don arbasi

Zyrtare: Reperi Don Arbas është sulmuesi i Ilir Tolajt

Njëri nga personat që e sulmoi të enjten në qendër të Prishtinës doktor Ilir Tolajn është reperi Don Arbas (vëllai i këngëtares Arta Bajrami), ndërsa personi tjetër është i afërm i tij, pasi që e ka mbiemrin Bajrami.

Tolaj u sulmua fizikisht me shufër të hekurit nga Don Arbasi dhe një i afërm i tij pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Doktori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKU, ndërsa lidhur me rastin të dy sulmuesit janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.