Ballina / KOSOVA / Zyrtare: Qeveria heq dorë nga anëtarësimi në Interpol
In Fabric
interpol

Zyrtare: Qeveria heq dorë nga anëtarësimi në Interpol

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njohton se “Kosova hequr dorë nga procesi i anëtarësimit në Interpol për këtë vit”.

Dipas Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka sqaruar se shkak i shtyerjes së procesit për anëtarësim është fakti se “besimi në Kosovën si anëtare e Interpolit është shprehur në shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që të anëtarësohet”.

Komiteti Ekzekutiv i INTERPOLIT kishte vendosur që kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë organizëm ndërkombëtar policor të hyjë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOLIT që do të mbahet prej 26 gjer më 29 shtator në Pekin të Kinës. Mirëpo sipas shefit të diplomacisë së Kosovës “pala kosovare nuk ka arritur as të sigurojë viza për të shkuar atje”.

infoGlobi ju sjell të plotë komunikatën e Zyrës së Kryeministrit për këtë çështje:

Zyra e Kryeministrit

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit.

Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.

Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.

Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate.

I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit.

Check Also

lumir abdixhiku, LDK

LDK kundër rishikimit buxhetor

Lumir Abdixhiku i LDK’së, i cili edhe e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa, tregoi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *