Ballina / BOTA / Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën
Dushko Markoviq

Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt.

Lajmin për Express e kanë bërë të ditur edhe nga kabineti i kryeministrit Haradinaj. Ata bëjnë të ditur se vizita është e konfirmuar tashmë dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim
Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.

Kundër kësaj Marrëveshjeje, është edhe vetë partia e kryeministrit Haradinaj.

@Fluidi

Provo po ashtu

Serwer thotë se SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

Serwer mirëpret Platformën e Kosovës për Dialog

Analisti i njohur dhe ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer e ka vlerësuar me tone pozitive platformën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.