haradinaj

Zyrtare: Haradinaj ia përcjell Kuvendit letrën e dorëheqjes

“Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij:, thuhet në njoftimin e përcjellur tek mediat nga Zyra për informim e kryeministrit.

“Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ramush Haradinaj ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës zyrtarisht letrën e dorëheqjes së parevokueshme për të cilën javën që shkoi ai kishte njoftuar kabinetin qeveritar e, më pas edhe opinionin.

Siç është raportuar të premten e kaluar Haradinaj ka ofruar dorëheqjen për shkak se është ftuar nga Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.

“E kam marr ftesën dhe duhet të paraqitem atje javën e ardhshme. Kam vlerësuar se nuk duhet të pparaqitem atje si kryetar i qeverisë, por si një qytetar, si Ramush Haradinaj. Prandaj, kam marr vendimin që si kryetar jap dorëheqje”, kishte deklaruar në konferencën për media Kryeministri Haradinaj.

Të njejtë ditë Kryeministri në dorëheqje ka pasur edhe një paraqitje tjetër mediale, ku ka njohtuar opinionin se i ka rekomanduar jozyrtarisht presidentit që vendin ta çpjë në zgjedhje.

“Unë do të garojë” kishte thënë mes tjerash Haradinaj për zgjedhjet eventuale të radhës.

Eshtë kjo hera e dytë që Haradinaj ofron dorëheqjen. Herën e parë ai u tërhoq nga posti i Kryeministrit më 2005 për shkak se kishte marr ftesë si i dyshuar nga Tribunali i Hagës për Krimet e Luftës në Ish Jugosllavi. Pas disa vitesh të qëndruarit në Hagë dhe pas seancave maratonike, në mungesë të provave ai ishte liruar përfundimisht më 2012 .

Lexo: E fton Haga si të dyshuar, Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Dorëheqja e Haradinajt ka hasur në kritika të shumta nga oponentët e tij  politikë. Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka pasur të tillë që e akuzuan Haradinajn se “shpenzoi rezervat shtetërore dhe iku”, kurse nga Vetëvendosja dorëheqjen e kanë cilësuar si të vonuar.

Ramush Haradinaj pritet që të udhëtoj për në Hagë, të mërkurën. Të enjten e 25 korrikut ai do të intervistohet nga Gjykata Speciale për krimet e luftës, institucion ky i krijuar me votën e deputetëve të Kosovës . Specialja selinë e ka në Hagë dhe operon me ligjet e Kosovës poashtu./infoglobi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.