Ballina / KOSOVA / Zyrtare: Çekia nuk anulon njohje të shteteve, as të Kosovës
ceki ministria e jashtme

Zyrtare: Çekia nuk anulon njohje të shteteve, as të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme thekson,  se qeveria e Republikës së Çekisë e ka njohur Republikën e Kosovës me rezolutën nr. 635 me datën 21. Maj 2008,  ku edhe ka vendos për marrëdhënie diplomatike.  Ishte njohje de iure,  që do të thotë njohje e plotë dhe përfundimtare sipas të drejtës ndërkombëtare.  Republika e Çekisë në praktikën e saj nuk ka anuluar asnjëherë  njohjen e ndonjë shteti.

Republika e Kosovës është njohur si shtet  nga afro 100 anëtare  të Kombeve të Bashkuara  dhe gjithashtu është pranuar në disa organizata ndërkombëtare  (përfshirë  Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore )

Në vitin 2010 Republika e Çekisë negocioi me Republikën e Kosovës marrëveshjen për trashëgiminë ligjore, të atyre, dypalëshe ndërkombëtare të vitit 1936 – 1999 me Republikës e Çekisë  respektivisht me ish-Çekosllovakinë,  nga njëra anë, dhe ish-Jugosllavinë,  nga ana tjetër,  ndërsa në vitin 2011 Marrëveshja për  Ripranimin e Personave qe Qëndrojnë pa Autorizim dhe Protokolli i saj (e ashtuquajtura marrëveshje ri pranimi).  Në vitin 2012 kjo  marrëveshje u miratua nga  Parlamenti si dhe u ratifikua nga Presidenti i Republikës së Çekisë z. Klaus.

Marrëveshja   për Shmangien e Taksimit te Dyfishtë dhe  Parandalimin e Shmangies së Taksave mbi të Ardhurat, të nënshkruar me 26. nëntor 2013 në bazë te një autorizimi të dhëne  nga presidenti Zeman, tani është duke u negociuar nga Dhoma e   Deputetëve.  Me 13 qershor u nënshkrua edhe  Marrëveshja për  Bashkëpunim  Ekonomik  me Republikën e Kosovës.

Republika e Çekisë ka një interes të qartë në ruajtjen e traktateve ndërkombëtare me Republikën e Kosovës, përfshirë këtu edhe  detyrimet, që rrjedhin prej tyre, për të dyja palët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.