kfori 2

Zyrtare: Çdo lëvizje e FSK-së në veri kërkon njoftim paraprak /pajtueshmëri nga KFOR-i

Zyrtari i KFOR-it ka konfirmuar për lexuesit e InfoGlobit, se ådo lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës edhe më tutje kërkon njohtimin paraprak dhe pëlqimin nga KFOR-i.

Ju sjellim të plotë përgjigjen e NATO-së/KFOR-it në pyetjen se a ka apo nuk ka të drejt FSK të operojë në veri.

“Misioni ynë KFOR ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 20 vitet e fundit. Këtë vit, ne shënojmë 20 vjet nga fillimi i KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. Në të njëjtën kohë, pas vendimit për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ne tani po rishikojmë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në. Ky diskutim po vazhdon. Çdo lëvizje e FSK-së në pjesën veriore të Kosovës kërkon njoftim paraprak dhe pajtueshmëri nga Komandanti i KFOR-it. Për 20 vjet, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë përparësi për NATO-n. Mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës. NATO gjithashtu mbështet rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin. “

InfoGlobi ka pasur edhe prononcime të mëhershme të zyrtarëve të KFOR-it, madje edhe aso ku qartë i referoheshin letrës së vitit 2013 të nënshkruar nga Thaçi e që i ishte dërguar njëshit të NATO-së, z. Rasmussen.

Letra e nënshkruar nga Thaçi e Rasmussen në vitin 2013

Nuk ka dilemë që edhepse quhet letër, NATO dhe KFOR përmbajtjen e saj e kuptojnë si një zotim/obligim të Kosovës se nuk do të dërgojë forcat e sigurisë në veri pa pëlqim të komandantit të KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm dhe presidentit aktual, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Mes tjerash, Kurti ngre edhe çështjen e shkarkimit të presidentit Hashim Thaçi, nëse konstatohet se ai ka bërë shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

“Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj”, shkruan Kurti.

Ndërkaq në konferencën para gazetarëve, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi që organet e drejtësisë të merren me këtë rast dhe të hetojnë nëse Thaçi ka bërë shkelje të Kushtetutës. Një shkelje, që sipas tij, hetohet në letër-këmbimin mes Thaçit dhe NATO-s, ishte formulimi “Kosovë veriore” dhe jo veriu i Kosovës. Kryeministri tha se këtë letër-këmbim e ka siguruar nga “një zyrtar i NATO-s” dhe i është falënderuar atij.

Sipas Kurtit edhepse quhet letërshkëmbim, zyra e tij ligjore ka theksuar se fjala është për një marrëveshje ndërkombëtare, ngase prej letërshkëmbimit dalin obligime konkrete.

“Kjo marrëveshje, në të cilën shpiket togfjalëshi ‘Kosova veriore’ dhe thuhet se atje nuk do të shkojë FSK-ja pa dakordim paraprak me KFOR-in, që as nuk mori miratim paraprak nga institucionet e Kosovës dhe as më pastaj nuk u informua Kuvendi i Republikës së Kosovës, tregon në fakt se ‘Zajednica’ edhe shkëmbimi territorial nuk janë dy gjëra të ndryshme. Kjo marrëveshje tregon këtë gjë”, tha Kurti.

Më 2013, theksoi Kurti, deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfshi edhe vetë Kurtin që ishte deputet opozitar atë kohë, nuk është ditur se ekzistonin dy marrëveshje. Kjo gjendje, sipas tij, nënkupton që tash i mbetet kuvendit që të ndërmarrë hapa tjerë të nevojshëm. Ndërkaq si kryeministër, Kurti tha se nuk e ka ndërmend që të cenojë kompetencat e NATO-s, përkatësisht të KFOR-it në Kosovë.

LEXO EDHE:

Letra Thaçi – Rasmussen dhe reagimi i Kryeministrit Kurti (dokument)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.