Ballina / KOSOVA / Zyrtare: 26 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit
shiriti i krimit

Zyrtare: 26 të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë harkut të fundit kohor prej 24 orësh, autoritetet policore të Kosovës kanë arrestuar 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale.

Po kështu gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë janë regjistruar 29 aksidente në trafik  pa të lënduar, 20 sosh me të lënduar, ndërkohë në Skenderaj u regjistrua aksidenti në të cilin ka humbur jetën një 15 vjeçare.

Për më shumë, infoGlobi ju sjell të plotë komunikatën e Policisë së Kosovës, e cila përmbanë të gjitha incidentet e aksidentet e 24 orëshit të fundit në Kosovë.

Komunikata

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 15.12.2017-12:20. Viktima femër K-Boshnjake ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 15.12.2017-09:00. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 8.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 10.12.2017-03:30. Me datën 12.12.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin e bazuar se, ka vjedhur cigare nga nje lokal, pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

SULM

Lipjan 15.12.2017-13:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare (e mitur) pasi që, dyshohet se e njëjta për motive të panjohura ka sulmuar viktimën femër K/Shqiptare (e mitur). Të njëjtat janë intervistuar në prani të punëtorëve të QPS-së. Me vendim të prokurorit për të mitur e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Raporti shtesë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Zabel i Ulët, Gllogoc 30.11.2017-11:21. Lidhur me rastin me 15.12.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, dhe i njëjti në konsultim me gjyqtaren kompetente është dërguar në mbajtje në SP-Klinë derisa të dërgohet para gjykatës kompetente, pasi që kërkohej nga Gjykata Themelore Pejë-dega Klinë në bazë të urdhëresës .

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

· Fsh. Medvec, Lipjan 15.12.2017-01:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

· Rr. Shqipëria, Lipjan 15.12.2017-11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. I dyshuari është dërguar në vuajtjen e dënimit ne burgun e Lipjanit.

· Rr. Xhevat Begolli, Prishtinë.15.12.2017-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore e Pejës . I dyshuari është dërguar në vuajtje te dënimit në qendrën e paraburgimit ne Dubravës.

· Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 15.12.2017-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar ne bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Dubravës.

arrow fillim RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Zhegër, Gjilan 24.11.2017-02:00. Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti me datën e cekur në bashkëveprim edhe me pesë persona të tjerë kanë kryer veprën e cekur, duke thyer lokalin-marketin e viktimën mashkull K/Shqiptar, në të cilin kanë vjedhur cigare të llojeve të ndryshme në vlerë rreth 10.000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Gjilan 15.12.2017-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit tek i njejti është gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti shtesë:

VJEDHJE E RËNDË

Rr.2 Korriku, Viti 14.11.2017-01:30. Lidhur me rastin pas hetimeve intensive me 15.12.2017 janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow fillim RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS

Fsh. Nerodime e Epërme, Ferizaj 15.12.2017-00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti, në bashkë veprim me disa persona tjerë, dyshohet se kishte vjedhur derivateve nga kamioni pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar, ndërsa ankuesi pasi i kishte vërejtur ka shtënë me armë zjarrin në ajër. Njësitet policore nga ankuesi-tani i dyshuar është konfiskuar një AK 47 me katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari për vjedhje është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari për përdorim të armës pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Reçakut, Ferizaj 15.12.2017-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Ferizaj. I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Dubravës.

arrow fillim RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Suharekë 09.12.2017-17:00. Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar 512.44 gram substancë dyshuar narkotike e llojit Hashash. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prizren 15.12.2017-14:00. I dyshuari mashkull K/Shqiptar pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast Grabitje ka vetë dorëzuar në polici një revole. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedura të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow fillim RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

DETRYRIM & SHANTAZH& KANOSJE

Pejë 05.03.2017-14.12.2017. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në muajin Mars-2015 pasi kishte blerë një parcelë toke nga një person i dyshuar, për të njëjtën kishte paguar të holla disa herë. Po ashtu në Qershor-Gusht të vitit 2017 ankuesi deklaron se, tre persona të panjohur e kanë futur në veturë e kanë kanosur, rrahur dhe me forcë i kanë marrë 5500 € para të gatshme, dhe pastaj edhe duke e kanosur e kanë detyruar të paguajë dy herë nga 10.000 € para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

KANOSJE

Istog 15.12.2017-00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor, dhe të njëjtit i ka kanosur verbalisht. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Sheshi-Faruk Elezaj, Klinë 15.12.2017-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në brezin e tij është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Pejë 15.12.2017 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë . I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Pejë.

arrow fillim RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Mark Malota, Gjakovë 15.12.2017-17:45. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete dhe për pasojë tre nga të dyshuarit për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Panorc, Malishevë 15.12.2017-19:30. Njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow fillim RAJONI I MITROVICËS-JUGU

INCIDENTET KRIMINALE

KANOSJE

Rr. e Shalës, Vushtrri 14.12.2017 16:30. Është arrestuar me 15.12.2017 i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë në arrati lidhur me veprën e cekur, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Tërnavc, Skenderaj 15.12.2017 10:15. I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur dy viktimat femra K/Shqiptare-këmbësore, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit, njëra nga viktimat ka ndërruar jetë, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore relevante dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obduksion, por me kërkesën e familjarëve trupi i pa jetë u është liruar familjarëve. I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

arrow fillim RAJONI I MITROVICËS – VERI

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar. ​
arrow fillim POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë e veçantë për të raportuar.

STATISTIKAT E PERGJITHESHME
Aksidente fatale

001

Aksidente me të lënduar

020

Aksidente pa të lënduar

029

Tiketa trafiku të shqiptuara

800

Arrestime

026

Në mbajtje

015

Në vuajtje të dënimit

005

Me respekt,
Zyra per informim e PK-se

@Fluidi

Provo po ashtu

thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.