Ballina / KOSOVA / Zyra e Kryeprokurorit: Prokurorët dhe gjyqtarët të pazotë
prokurori i shtetit

Zyra e Kryeprokurorit: Prokurorët dhe gjyqtarët të pazotë

Nuk dihet saktë se çfarë ndodh me hetimet nga shkeljet që i evidenton Zyra Kombëtare e Auditorit çdo vit.

Përtej deklarimeve publike se Prokuroria e Shtetit dhe Auditori kanë marrëveshje për trajtimin e këtij rasti, Prokuroria nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka ndodhur në këto hetime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në një intervistë për gazetën ka thënë se nuk kanë statistika për hetimet që kanë nisur si pasojë e shkeljeve të institucioneve publike e që janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

Ai ka thënë se ka një përmirësim të situatës, megjithatë, edhe për këtë çështje nuk ka fakte, por i gjithë deklarimi bazohet në zotimet e menaxherëve të prokurorive në gjithë Kosovën para kryeprokurorit të shtetit se do ta trajtojnë këtë rast më seriozisht.

@Fluidi

Provo po ashtu

mali i zi

Mali i Zi bëhet vendi i 29-të në misionin e KFOR-it

Nga sot, Mali i Zi është vendi i 29-të që kontribuon në misionin më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.