Ballina / KOSOVA / Zyberaj publikon dokumente: Këtu shihet si po i fshehë krimet Serbia

Zyberaj publikon dokumente: Këtu shihet si po i fshehë krimet Serbia

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka publikuar dokumente ku dëshmohet se Serbia ka tentuar në Rambuje të fshehë krimet që ka bërë në Kosovë.

“Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën : 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në”, thuhet në postimin e Zyberajt.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Ky është një dokument zyrtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) qe mbanë datën : 17 shkurt 1999. Në këtë dokument të Këshillit Qendror të SPS-it, ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtepitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në.
Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daciçiç. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daciçin edhe “mali Slobo”.
Bazuar në procesverbalin e kësaj mbledhje mund të shihet qartë, që nga atëherë deri me sot, politika anti-shqiptare e Serbisë në raport me Kosovën nuk ka ndryshuar për asnjë nuancë.
Dick Marty pohoi se dëshiron drejtësi për qytetarët e Kosovës vite më parë. Ku fshihet sot ai gjersa Beogradi mohon masakrën e Reçakut apo kjo teme nuk i përshtatet mendjes së politizuar të Marty për të nxjerrë raporte korruptive. Vallë ai ka nevojë për leje nga sponsorët e tij për të marrë një qëndrim. A ka nevojë ai për Konstantin Kosachevin apo Milan Potiqin që t’i trëgojne çfarë të bëjë.
Për sa kohë që drejtësia nuk arrihet, bëhen përpjekje për të mohuar krimet e luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, të mohohen krimet që ka kryer Serbia, të ndjeken viktimat dhe luftëtarët e lirisë dhe jo kriminelët e luftës që ecin të lirë në Beograd nën mbrojtjen e qeverisë serbe: ri-pajtimi është sfiduar.
Ky dokument duhet të shërbejë si bazë për ta thirrur Ivica Daçiqin në Gjykatën Speciale. Ai ka marrë pjesë në planifikimin e fshehjes së trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga Serbia. Ne duhet të sfidojmë Dick Marty dhe Gjykatën Speciale për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Gjykata ka mandat krimet e luftës në Kosovë, pra edhe këtë veprim të Ivica Daçiçit si si pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të Serbisë siç e ka kategorizuar ICTY.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!