Ballina / BOTA / Zvicra e kritikuar për ligjin e refugjatëve

Zvicra e kritikuar për ligjin e refugjatëve

Ligji është i ngjashëm me një projektligj të diskutueshëm të emigracionit të propozuar në Danimarkë.

Zvicra është duke u përballur me kritika, për një ligj që lejon zyrtarët të marrin gjërat e vlefshme nga refugjatët pas hyrjes së tyre në vend.

Lajmi, i raportuar nga mediat evropiane dhe Washington Post, vjen pasi agjencia e OKB-së për refugjatët (UNCHR) , me bazë në Gjenevë-Zvicër, ka paralajmëruar për rreziqet e Danimarkës në zbatimin e ligjiit të ri të imigracionit. kY Ligj do të lejojë zyrtarët të marrin bizhuteritë dhe gjërat e tjera me vlerë nga refugjatët që vijnë në vend.

Organizata e refugjatëve kishte thënë se Ligji i Danimarkës do të dërgonte një sinjal shqetësues, derisa miliona refugjatë sirianë vazhdojnë të kërkojnë strehim.

Ligji zviceran lejon zyrtarët për të marrë të holla ose gjëra me vlerë mbi $1000. Më shumë se 100 refugjatë ishin prekur nga ky rregull në vitin 2015, me rreth $200.000 të konsfikuara.

Ligji zviceran vetëm ndikon në gjërat e vlefshme që refugjatët i deklarojnë, ndryshe nga propozimi i Danimarkës, i cili lejon zyrtarët për t’i kontrolluar refugjatët. Refugjatët mund t’i marrin gjërat e tyre prapa, vetëm nëse bëjnë një kërkesë dhe e lënë vendin brenda shtatë muajve. /InfoGlobi/Alberinë Dodaj

Provo po ashtu

Trump tërheq vendimin për mbajtjen e Samitit G20 në resortin e tij në Florida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.