Ballina / SHOWBIZ / Zvicëranët e bënë të qajë Elvana Gjata
elvana gjata, capito t, fustani, zvicra

Zvicëranët e bënë të qajë Elvana Gjata

Kishte vetëm pak orë që ishte publikuar bashkëpunimi i fundit i Elvana Gjatës me Capital T, “Fustani”

Elvana u ngjit në skenë në Zvicër, me rastin e ‘Alba Festival’ – koncert në të cilin morën pjesë dhjetëra këngëtarë që shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e diaspora. Pothuaj para çdo koncerti, Elvana dhe stafi i saj mund të “parashikojnë” çfarë do të ndodhë ku, por këtë herë, gjithçka doli përtej parashikimeve. Aq sa Elvana nuk e përmbajti dot emocionin e madh. Çfarë ndodhi?

Prej kohësh, Elvana trajnohet me Albi Nakon para çdo klipi të ri apo një koncerti, në mënyrë që të krijojë një performancë më të plotë në skenë. Koreografi i njohur e shoqëron shpesh këngëtaren me grupin e tij duke u bërë kështu dëshmitar i shumë skenave që i ndodhin këngëtares. Si këtë herë…

Siç rrëfeu Albi sot, nga studio “Rudina”, ai është në prapaskenat e koncerteve të Elvanës bashkë me grupin e baletit, por në Zvicër, diçka i bëri përshtypje më shumë se të tjerat: “Ajo që më bëri përshtypje në Zvicër këtë herë ishte pritja e jashtëzakonshme e publikit për Elvanën. I kaloi të gjitha pritshmëritë, e pabesueshme. As Elvana vetë nuk e besonte, ndaj edhe u emocionua shumë: “Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje”, – tha Albi duke vlerësuar talentin e këngëtares shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.