Në një aksident që ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Muttenz afër Bazelit, (Kantoni Baselland) kanë pësuar lëndime 37 persona, njoftojnë medisat zvicerane.
16 prej tyre janë dërguar në spital për trajtim por asnjëri nuk është në rrezik jete.
Aksidenti ka ndodhur kur një kamion është përplasur në tramvajin që po qarkullonte nëpër Jakobstrasse, gjë që ka shkaktuar daljen e tramvajit nga shinat. Policia ende është duke zhvilluar hetimet rreth shkaqeve dhe rrethnave të aksidentit.
Ajo që dihet është se aksidentit i ka paraprirë një ndeshje në mes të një skuteri dhe një veture. Derisa ende ishte duke u bërë incizimi i aksidentit të parë nga policia, kamioni i përmendur goditi tramvajin, duke e nxjerrë nga shinat.