Ballina / Uncategorized / Zuckerberg nuk preferon luksin, adhuron bëmirësinë. Ja ku shpenzon
mark zuckerberg

Zuckerberg nuk preferon luksin, adhuron bëmirësinë. Ja ku shpenzon

Ngjashëm me shumë miliarderë tjerë, edhe themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, jeton thjeshtë dhe paratë i shpenzon kryesisht për kauzat e bëmirësisë.

Zuck i njohur si person që nuk shpenzon as para e as kohë në garderobë, ishte pyetur shpesh “pse gjithëmonë vesh të njejtën bluzë”.

“Nuk dua të humbas kohë në vendimet se çka të veshi sot. Ky “brend”, bluza ime ngjyrë hiri dhe xhinset, më kanë shkurtuar kohën të cilën dua ta shpenzojë në gjëra më të mençura se në garderobë”, citohet të ishte përgjigjur Zuckerberg.

Ndryshe, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook-ut, ka një pasuri prej 74 miliardë dollarësh.

Ai është personi i pestë më i pasur në botë, dhe sipas Billionaires Index, duket që nuk ka ndonjë pasion për luks, kur vjen puna për vetura , rroba dhe udhëtime.

E shumta ku shpenzon herë pas here ai janë patundshmëritë, por edhe këto patundshmëri janë konform suazave normale dhe ndërlidhen me filozofinë e tij të jetesës për një jetë të qetë, modeste e në ambient të shëndoshë.

Më 2011 ai kishte blerë një shtëpi në Palo Alto të Kalifornisë për 7 milionë dollarë. Ndryshe në Kaliforni çmimi i shtëpive mund të shkojë nga disa dhjetëra në disa qindëra milionë dollarë.

shtepia e zuckerberg ne palo alto te Kalifornise
Shtëpia e Zuckerbergut në Palo Alto të Kalifornisë, është modeste në krahasim me shumë shtëpi që shohim përditë.

Zuckerberg ka katër vetura por zakonisht në punë shkon me VW Golf GTI -në, të cilën e drejton ai vetë.

Mes tjerash Zuck ka blerë 4 shtëpi përreth shtëpisë së tij dhe ate në vlerë prej 30 milionë dollarësh si dhe dy prona në ishullin Kauainë vlerë prej afro 100 milionë dollarësh.

Hapësira e 4 shtëpive, si kanë raportuar mediat u le për shkak të rujtjes së privatësisë së tij.

Zuckerberg preferon filantropinë

Megjithatë, shpenzimi më i madh që Zuckerberg bën është bamirësia.

Si anëtar i Giving Pledge dhe bashkëthemelues i Chan Zuckerberg Initiative, ai ka dedikuar shumë nga pasuria e tij për kauzat bamirëse.

  • Është themelues i organizatës së bëmirësisë ‘Startup: The Education Foundation’
  • Ka dhënë donacion 100 milionë dollarë për shkollat publike në Newark. Donacionin dëshironte ta bënte anonimisht, por këtë nuk e lejoi Guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie.
  • Zuckerberg ka dhënë 18 milionë akcione të Facebook-ut për Fondacionin e Komunitetit të Silicon Valley. Vlera e tyre atënotë ishte 990 milionë dollarë.

Zuckerberg ka dhënë edhe shumë donacione tjera, sidomos në fushën e startapeve, shëndetësisë, arsimit e teknologjisë. /infoglobi/v

Provo po ashtu

Horoskopi për 02 Prill 2018

Dashi Kjo është një ditë gjatë të cilës në sajë të ndikimit të Diellit dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.