Ballina / BOTA / Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian
mark-zuckerberg

Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e komapnisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

Cambridge Analytica, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në Facebook, për përdorim në fushata politike.

Cambridge Analytica ka mohuar çdo keqbërje.

Zuckerberg kërkoi falje për, siç tha, përdorimin e mjeteve të Facebook-ut për të shkaktuar dëme.

“Ky ka qenë gabim”, tha ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të Facebook-ut, përcjell REL.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.

@Fluidi

Provo po ashtu

Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester

Dhjetë persona janë dërguar në spital, pas të shtënave në zonën Moss Side në Mançester, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.