Ballina / KRYESORE / Zuckerberg do të mbrojë monedhën e FB para kongresistëve
libra kriptovaluta

Zuckerberg do të mbrojë monedhën e FB para kongresistëve

Shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë në Dhomën e Përfaqësuesve këtë muaj mbi planet e rrjetit social për të nxjerrë një monedhë digjitale që do të përdorej në të gjithë botën, njoftuan zyrtarët të mërkurën.

Në një deklaratë të komisionit të Shërbimeve Financiare të kësaj Dhome thuhej se Zuckerbergu do të ishte dëshmitari i vetëm në seancën dëgjimore mbi “kontrollin e Facebookut, ndikimin e tij në shërbimet financiare dhe sektorin e strehimit”.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur monedha e planifikuar digjitale e Facebookut që do të njihet me emrin “Libra” (“Peshorja”) po përballet me kritika të forta nga entet rregullatore dhe ligjvënësit si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë.

Në fillim të këtij viti nën-kreu ekzekutiv i Facebookut, David Marcus, i cili po drejton përpjekjet për nxjerrjen e monedhës digjitale, i doli në mbrojtje planeve për këtë qëllim gjatë seancës prej më shumë se dy orësh në komisionin Bankar të Senatit.

Ai tha se monedha digjitale nuk do të dalë pa marrë më parë miratimin e institucioneve rregullatore.

Marcus dhe drejtuesit e tjerë të Facebookut pretendojnë se monedha e re digjitale mund të ndihmojë në uljen e kostove për transferimin e parave në të gjithë botën si dhe do të ndihmojë ata që nuk kanë qasje në sistemin bankar.

Ministri francez për Ekonominë e Financat, Bruno Le Maire, ka paralajmëruar se në rrethanat aktuale Libra do të përbënte një kërcënim për “sovranitetin monetar” të qeverive dhe se nuk mund të autorizohej në Evropë.

Javën e kaluar kompania e pagesave digjitale PayPal njoftoi se po hiqte dorë nga aleanca me kompanitë dhe organizatat që e reklamojnë këtë monedhë dhe ngriti pikëpyetje mbi aftësinë e Facebookut për ta nxjerrë monedhën në fillim të vitit të ardhshëm sikurse është planifikuar./zëriiamerikës

LEXO EDHE:
E ardhmja e teknologjisë- video

Provo po ashtu

Chung njofton kur fillon testimi i makinave fluturuese

Koreja e Jugut ka njoftuar se ka në plan që të testojë makinat fluturuese duke …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.