Ballina / Shkencë / ‘Zona e errësirës’ nën oqean
zona e erret ne oqean

‘Zona e errësirës’ nën oqean

“Zona e errësirës” e oqeanit të mistershëm, e zbuluar 300 metra nën sipërfaqen e ujit, është shtëpi e 100 specieve të panjohura të jetës detare.

Shkencëtarët kanë eksploruar zonën e rrallë të ndriçuar rreth ishullit Bermuda.

Zona e oqeanit ndodhet nën korale dhe për një kohë të gjatë ishte injoruar nga shkencëtarët.

Misioni ishte organizuar nga British charity for ocean exploration Nekton dhe ishte udhëhequr nga shkencëtarët e marinës nga Universiteti Oksford.

Thellësia mesatare e ‘zonës së errësirës’ së oqeanit, sipas shkencëtarëve, është 4.200 metra dhe jeta e saj e brendshme deri më tash është dokumentuar në mënyrë shumë të varfër.

Speciet e reja janë ranguar nga ‘cryptofauna’ deri te mbulimi i madh i specieve të koraleve të zeza dy metra të larta.

Ekipi po ashtu ka gjetur një mal të madh me alga në një mal nënujor 24 kilometra larg brigjeve të Bermudës.

Shpatet e rajonit paraqesin masa të koraleve, ngjalat e gjelbra, gaforret e errëta, peshqit e vegjël të verdhë dhe rozë, dhe fauna tjera të lëvizshme.

Më shumë se 100.000 male nënujore ekzistojnë në të gjithë globin, por më pak se 50 janë hulumtuar në detaje.

Misioni i ardhshëm i grupit do të jetë në Oqeanin Indian më vonë këtë vit, duke eksploruar rajone nënujore rreth Maldiveve, Mauricius, Sejshelle, Andaman dhe Sumatra.

@Fluidi

Provo po ashtu

nasa

NASA: Njihuni me fqinjët!

Fizikisht njerëzimit me teknologjinë aktuale i duhen miliona e miliona vite që të shkëputet nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.