fbpx

Zogaj sjell poezi të re nga Klinika ku po lufton COVID-in

Skender Zogaj, gazetar e analist shumë vjeçar nuk po ndalet. Autori i shumë veprave po vazhdon të shkruaj edhe në Klinikën Infektive, ku tash e ca ditë është hospitalizuar për shkak të COVID-19.

LOJA E TERRIT
Rrudhet toka, nxihet qielli
E pikëlluar rri Prishtina!
Ngado lehjet trishtuese
Të qenve “Made in China”.
Më tha Coronavirusi:
“Pse fshihesh, burrë a je?
Të ftoj në dyluftim –
Pak kurajë nëse ke!”
“Jo -i thash- nuk merrem
Me hijet e liga tinzare,
Që vrasin e presin natën
Pa u shfaq n’skenë fare!
S’kam log për meskinët
Me shishet e helmit tinës,
Dhe thikat e bëra gati
Për ngulje prapa shpinës!
Jo, jo nuk bëj këso lufte
Me krijesat nga gjerizet!
Jam luftëtar i ndjenjave
Ku drita hyjnore ngjizet!
S’jam unë Don Kishoti
Për mejdane të rrenve,
Nuk eshte kjo koka ime
Për kuzhinat e qenve!
Ik moj zgjebe e keqe
Që vret e pret pa hak,
Çka po kërkon nga unë
Do ta gjesh në lak.
(Spitali Infektiv Prishtinë, 14.11.2020)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.