Ballina / BOTA / Zjarri përfshin katedralen Notre-Dame në Paris
zjarr ne notre dame

Zjarri përfshin katedralen Notre-Dame në Paris

Një zjarr i madh përfshiu katedralen e famshme Notre-Dame në Paris.

Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punët e rinovimit.

Fotograftë në mediat sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, e përshkroi atë si “zjarr të tmerrshëm”.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e anuloi fjalimin drejtuar kombit, njoftoi një zyrtar i Pallatit Elysee.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë bëri thirrje urgjente për fonde, për ta rinovuar katedralen.

Një operacion për shuarjen e zjarrit është në vazhdim e sipër.

Televizioni France 2 njoftoi se policia po e trajton zjarrin si aksident.

Katedralen e vizitojnë çdo vit mbi 30 milionë njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.