Ballina / Kulturë / Zjarri në “Notre Dame” rriti shitjen e librave
notre dame, zjarri, librat, amazon

Zjarri në “Notre Dame” rriti shitjen e librave

Zjarri në katedralen Notre Dame në Paris u pa si një tragjedi e paparë kulturore për tërë Evropën. Por, kjo duket të ketë ndikuar mirë në shitjen e librit klasik të Viktor Hygo-s, “Katedralja e Notre Dame-it” i cili, papritur, u gjet në vendin e parë të listës së librave më të shitur në Francë.

Meqë një pjesë e katedrales së vjetër 856 vjetë u shkatërrua nga zjarri, u spekulua shumë për shkatërrimin e një shërbyesi kishtar me deformitete fizike, që në fakt ishte karakteri kryesor në romanin e njohur të Viktor Hygosë  “Kurrizi i Notre Dame” .

Pas shpërthimit të zjarrit dhe përfoljes së madhe të figurinës, libri i Hugosë që ka trajtuar në të kaluarën këte karakter, u u reshtua i dyti në listën e librave më të shitur në Amazon.
Romani i autorit francez u botua në vitin 1831 dhe flet për dashurinë mes një valltareje të rrugës dhe një shërbyesi kishtar me deformitet, i cili kishte për detyrë ti binte kambanave të Notra Dame në intervale të caktuara kohore.
Libri u përpunua për skenat e dhjetëra teatrove të botës dhe përfundoi edhe si version filmik si dhe si film klasik i animuar.
Përveç veprave të Victor Hugo-s, edhe librat tjerë që kanë të bëjnë me katedralen e dëmtuar u shitën më shumë pas zjarrit në Paris.
Një libër për historinë e katedrales u gjet në vendin e 5-të ndërsa “Udhëzuesi i udhëtarëve për Notra Dame” në vendin e 7 të listës së librave më të shitur.

Provo po ashtu

feministja shqiptare maria

Feministja e parë shqiptare në foton e shkrepur nga Marubi

Në këtë fotografi të shkrepur në studion e Kel Marubit, Ndoc Çoba pozon së bashku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.