Zhgënjimi nga BE-ja e detyroi Zaevin të jep dorëheqje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot dha dorëheqje duke i hapur mundësinë kabinetit të ri qeveritar të organizojë zgjedhje të parakohshme, ka shkruajtur “Washington Post”.

“Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme duke shprehur zhgënjim dhe mllef pas vendimit të BE-së vitin e kaluar për të mos i filluar nëgocitata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan gazeta amerikane.

“Washington Post” shton se sipas marrëveshjes mes partive kryesore në vend, tashmë ish ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është emëruar në pozitën e kryeministrit në Qeverinë e përkohshme.

Gazeta amerikane gjithastu shkruan se edhe pse Qeveria e Zaevit e zgjidhi kontestin shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë së atëhershme e që si rrjedhojë shteti mori emrin e ri Maqedonia e Veriut, vendi sërish nuk mori dritë jeshile nga BE-ja për hapjen e negociatave qasëse. Franca e mbështetur edhe nga Holanda dhe Danimarka, e bllokoi zgjerimin e Unionit duke kërkuar reforma në procedurën e anëtarësimit në BE, shkruan më tej “Washinton Post”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!