Ballina / RAJONI / Zhernovski: Skenare kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE

Zhernovski: Skenare kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE

Zëvendësministri i jashtëm i Maqedonisë, Andrej Zhernovski ka alarmuar se ekzistojnë forca të jashtme dhe të brendshme që në mënyrë të vazhdueshme po punojnë në projektin e ashtuquajtur “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk guxon të hyjë në NATO dhe BE”.

Sipas tij, populli këto struktura i ka parë në vepër, gjatë kohës dhe pas referendumit, ndërsa kapacitetet e tyre tanimë janë drejtuar lidhur me BE-në dhe datën për bisedime.

“Në përkthim projekti tani ka titull më lokal dhe është i evidentuar si ‘tetori’, me qëllimin e ngjajshëm gjeostrategjik. Në këtë projekt, kuptohet se janë përfshirë edhe mediat, ato të brendshme, por edhe të jashtme. Kjo nuk është dicka e re…Janë përfshirë edhe para, shumë para…”, ka shkruar ndër të tjera Zhernovski.

Ai ka nënvizuar se afera aktuale, pa dyshim se i ka ardhur si e porositur. Dhe kuptohet se do ta (keq)përdorin. Andaj jam i bindur se përgjigja e vetme e mundshme dhe e suksesshme është që të shkohet deri në fund. Ama, deri në fund! Ose të pastrojmë se kush është i involvuar, ose do të shkojmë.

Agjencia INA bën të ditur se Zhernovski ka komentuar edhe rolin e opozitës, që sipas tij, ajo luan si ti thonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.