Ballina / BOTA / Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar
aeroplani

Zhdukja e aeroplanit MH370 ka qenë e planifikuar

Katër vjet pas rrëzimit të aeroplanit Malaysia Airlines MH370, ekspertët botërorë të transportit pohojnë se ai nuk u zhduk rastësisht, por përmes një akti të planifikuar kriminal.

Aeroplani i linjës Kuala Lumpur-Pekin u zhduk nga radari më 8 mars 2014, por nuk është përcaktuar qartë se çfarë ka ndodhur me avionin dhe 239 pasagjerët në kohën e zhdukjes.

Grupi i ekspertëve, të cilët morën pjesë në programin “60 minuta”, në rrjetin televiziv australian Nine, pretendon se zhdukja e aeroplanit nuk mund të ketë qenë aksidental, por që kapiteni Zakaria Ahmad Shah e rrëzoi qëllimisht.

Lari Vans beson se piloti ka kryer vetëvrasje dhe për këtë krim zgjodhi vendin më të paarritshme që i kishte rënë ndërmend.

Ai thotë se kapiteni i aeroplanit në këtë mënyrë vrau veten dhe të gjithë udhëtarët, dhe se këtë e kishte bërë qëllimisht

Ish-drejtori i Zyrës australiane për siguri në komunikacion Martin Dolan po ashtu beson se e tëra ishte e planifikuar paraprakisht.

Ndërsa, instruktori i fluturimeve në Boingu 777, Simon Hardy, kujton se Ahmad u ishte shmangur të gjitha kontrolleve të radarëve, përcjell Shqip.

Kërkimet për aeroplanin në fluturimin MH370 janë ndaluar në janar të vitit të kaluar.

Provo po ashtu

Ursula von der Leyen

Leyen kërkon mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e KE-sё

Ursula von der Leyen duhet të pёrballet me votimin si presidente e ardhёshme e Komisionit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.