Ballina / BOTA / Zhduket shkencëtari që i krijoi foshnjat me gjene të modifikuara
gjenetike He Jiankui

Zhduket shkencëtari që i krijoi foshnjat me gjene të modifikuara

Shkencëtari që kishte deklaruar se i ka krijuar foshnjat e para me gjene të modifikuara është zhdukur, ndërsa janë përhapur thashetheme se ai është arrestuar.

Shkencëtari kinez, He Jiankui, u pa për herë të fundit në Samitin e Dytë Ndërkombëtar për Modifikim të Gjeneve Njerëzore, i cili u mbajt në Hong Kong më 28 nëntor.

Raportohet se ai është vënë në arrest shtëpiak menjëherë pasi mbarimit të konferencës, ndonëse një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Ai kishte ngjallur reagime të shumta kur kishte njoftuar se ka krijuar me sukses mundësi për t’i modifikuar gjenet e dy embrioneve.

Ai është profesor i asocuar i Departamentit të Biologjisë në Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë.Besohet se ai është arrestuar pasi tha se e ka një ekip të shkencëtarëve që i kanë modifikuar gjenet e binjakëve, për ta “fikur” gjenin që është përgjegjës për bartjen e virusit HIV nga babai në fëmijë.

Shumica e shkencëtarëve e kanë kritikuar ashpër punë e tij, duke thënë se kjo e cenon thelbin e etikës profesionale dhe njerëzore. Sidoqoftë, gjatë fjalimit në samitin e fundit, shkencëtari kinez kishte thënë se është krenar me arritjen e tij, shkruan “Unilad”

@Fluidi

Provo po ashtu

abelard tahiri

Tahiri: Specialja nuk kërkoi ekstradime

Ftesat e para tashmë i ka shpërndarë. Ndërkohë, disa figura të njohura të Ushtrisë Çlirimtare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.