Ballina / KURIOZITETE / Zhduket njeriu bashkë me dhomën e fjetjes

Zhduket njeriu bashkë me dhomën e fjetjes

Në Floridë një person derisa ndodhej në dhomën e tij të fjetjes u zhduk papritur kur u hap një gropë e cila ‘e gëlltiti’ personin në fjalë bashkë me dhomën e tij të fjetjes, ka deklaruar Jessica Damico, zëdhënësja e ekipeve të emergjencës në Hillsborugh të Floridas. në ShBA.

Damico i referohet deklaratave të vëllaut të viktimës trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

“Kur arritëm në vendin e ngjarjes aty e pamë një gropë. Dhoma e fjetjes mungonte” ka deklaruar zyrtarja.

Ajo shpjegon se është futur në përdorim e gjithë makineria me të cilën posedonin ekipet e shpëtimit mirëpo si thekson Damico, në gropën e cila ‘mbiu’ nga Toka mu nën dhomën e fjetjes së viktimës, ekipet e shpëtimit nuk kanë gjetur shenja të jetës.

Sipas saj gati e gjithë shtëpia është ‘fundosur’ në gropën, për paraqitjen e së cilës nuk ka asnjë shpjegim, shpjegon më tutje Domico.

E gjithë lagjja është evakuuar për çështje të sigurisë.

Vlerësimet e para shpalojnë se gropa është rreth 9 metra e thellë./infoGLOBI/E.B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.