fbpx

Zhbogar: Kosova fiton Marrëveshjen me BE-në

Pishtinë. – I dërguari i posaçëm i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka delaruar se BE më 30 prill do të miratojë Marrëveshjen mbi stabilizim-asociimin me Kosovën.

Ai ka thënë se pas kësaj marrëveshja do t’u paraqitet të gjitha vendeve për diskutim.

“Më këtë fillon krijimi i marrëdhënieve të para kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, ka thënë Zhbogar në Prishtinë në sesionin e grupit të organizatave joqeveritare “Kosova 2015”, më titull “Perspektiva evropiane – ecja nëpër mjegull”.

Zhbogar ka thënë se BE është e orientuar për integrimin e Ballkanit në BE, duke përfshirë edhe Kosovën, gjë që, siç ka theksuar, është interes i brendshëm i BE-së, që Kosova të vazhdojë rrugën drejt Unionit.

Ministri për Integrime Evropiane në Qeverinë e Kosovës Bekim Çollaku ka vlerësua se kjo është lëvizje pozitive e rëndësishme.

Sipas fjalëve të tij, Marrëveshja e Lisbonës mundëson që BE, kur këtë ta vlerësojë si të domosdoshme, në emër të vendeve anëtare të nënshkruajë marrëveshje dhe ndonjë vend dhe mu duke e shfrytëzuar këtë bazë juridike, Kosova mund të nënshkruajë MSA-në me Bashkimin Evropian.

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek me inkuadrimin e drejtpërdrejtë nga Viena, ka thënë se nuk sheh kurrëfarë pengesash që Kosova të nënshkruajë MSA-në.ë