fbpx

Zhbogar: Gjykata Speciale – në pikëpyetje sovraniteti i Kosovës

“Nëse vota është jo, që ka mundësi, dhe Kosova refuzon themelimin e dhomave speciale kjo do ta kthente Kosovën prapa, para mbikëqyrjes së pavarësisë dhe te tjerët do të vendosin për të ardhmen e saj” ka deklaruar i pari i Bashkimit Europian për Kosovën, Samuel Zbogar.

Sipas tij refuzimi i votimit të Gjykatës Speciale “do të sillte një zhvillim të lirë dhe të plotë në Këshillin e Sigurimit. Nuk do të jetë e rëndësishme nëse Gjykata themelohet nga Këshilli i Sigurimit apo jo, nuk mendoj se kjo është cështja me e vështirë , më e vështirë do të jetë kur Kosova do të bëhet rutinë e diskutimeve e KS dhe do të ktheheni në atë periudhë që e keni kaluar. Mendoj se kjo do ta lëndonte sovranitetin e Kosovës. Kosova do të bëhet objekt interesave dhe vendimeve ndërkombëtare”.

Këtë prononcim  Zhbogar e bëri para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Prishtinë./infoglobi