Ballina / RAJONI / Zhbllokohet pasuria e Milosheviqit
slobodan-millosheviq

Zhbllokohet pasuria e Milosheviqit

Bashkimi Evropian ka suspenduar dispozitën me të cilën familjes Milosheviq – Borislavit, Slobodanit, Mirjana Markoviqit, fëmijëve të tyre Maria dhe Marko si dhe nuses Milica Galiq – u ishte ngrirë pasuria në vendet e BE-së.

Pos familjes Milosheviq, njofton Kurir, në listën për shkrirjen e pasurisë janë edhe shtatë personae: Milan Milutinoviq, ish-kryetar i Serbisë, Dragolub Ojdaniq, (i dënuar për krime lufte në Kosovë dhe në vuajtje të dënimit) ish-ministër i mbrojtjes, Nikola Shahinoviq, ish-zëvendëskryeministër i RFJ-së, Vllajko Stojivkoviq (i vetëvrarë) ish-ministër i policisë dhe ushtarakët Miroslav Radiq e Veselin Slivanqanin.

Catherine Ashton, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme e siguri, në emër të KE-së më 15 shtator ka propozuar që të suspendohet dekreti 2488/2000 i Këshillit të Evropës sipas të cilit BE-ja ua kishte ngrirë pasuritë ish-kryetarit të Serbisë e të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq dhe personave nga rrethi i tij i afërt.

“Marr parasysh se Këshilli i BE-së në ndërkohë ka konstatuar se nuk ka më arsye për masa restriktive kundër këtyre personave pasi ata nuk paraqesin më rrezik për përforcimin e demokracisë, përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe Komisioni i BE-së propozojnë që të suspendohet ky dekret”, thuhet në kumtesën që e lëshoi kabineti i Ashtonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.