Ballina / Shkencë / Zgjohet roboti në kometë
Zgjohet roboti në kometë

Zgjohet roboti në kometë

Pas shtatë muajsh në hibernacion pasi që ka aterruar në hije në kometën Churyumov–Gerasimenko, roboti Philae nga missioni Rosetta është zgjuar dhe ka dërguar sinjalet e para.

“Philae është shumë mirë. Temperatura punuese është rreth – 35 gradë Celsius dhe ka 24 ëatt fuqie. Lenderi është i gatshëm për punë”, shpjegon drejtuesi i projektit Stephan Ulamec.

Sinjalet e para janë marrë mbrëmë vonë në Qendrën për drejtimin e operacioneve në ESA. Gjatë 85 sekondave Philae ka “biseduar” me ekipin në Tokë, nëpërmjet fluturakes Rosetta.

Shkencëtarët tash presin kontaktin e ardhshëm nga kometa. Në memorien kompjuterike të Philaes ndodhen mbi 8.000 pako të dhënash, të cilat duhet t’ia transmetojë Tokës, e të cilat do të tregojnë se çka ka ndodhur me rastin e aterrimit fillestar të Philaes në kometën Churyumov–Gerasimenko.

Phiale ka fjetur më 15 nëntor të vitit 2014, pasi që ka qenë aktiv rreth 60 orë. Nga 12 marsu i vitit 2015 njësia për komunikime në fluturaken Rosetta është ndezur në pritje të sinjalit nga Philae. -InfoGlobi

 

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …