Ballina / KRYESORE / Zgjedhjet, sfidë për partitë qe keqpërdoren shtetin për përfitime
Blerim Burjani

Zgjedhjet, sfidë për partitë qe keqpërdoren shtetin për përfitime

Këto parti politike si LDK dhe VV duhet të gjejnë mundësinë e një koalicioni parazgjedhor, përndryshe do të jetë vështirë që të ballfaqohen me PDK-në dhe pjesën tjetër. PDK  ka synime tjera, që së bashku me AAK-në , të përçajnë pjesën tjetër të subjekteve politike.

Shkruan: Blerim Burjanië

Partitë që ishin në PAN mund shumë lehtë të mbetën ne opozitë

 PAN  qe nuk i’u besohet sepse janë zhytyr thellë në parregullësi, korrupcion , nepotizëm  andaj gjasat janë që të keqpërdorin elektoratin dhe të merren me parregullësi zgjedhore, kësaj here këto dy subjekte janë në  probleme të thella , s’kanë asnjë siguri çka do të ndodhë  në këto zgjedhje.

Kësaj  radhe  mund të jenë tentativat  që të  ketë me shumë probleme dhe parregullësi ose të pajtohen këto subjekte e si PAN  të humbin përfundimisht në skenën politike të shtetit, dhe të mbetën një kohë të gjatë në opozitë. Më e keqja  sot është që  qytetarët nuk kanë alternativë  zgjedhore fare.

Qytetari s’ka për kë të votojë?

Qytetarët madje as arsye kurrfarë nuk kanë për të votuar kot, pra do të mbetën vetëm militantët partiakë të merren me zgjedhje dhe të dalin në zgjedhje.

Po vjen kohë e vështirë për demokracinë kosovare, ku edhe ashtu deri me sot s’ka pasur demokraci por, ka pasur anarki dhe sundim nga partitë që janë më tepër bandae  biznese e, që lidhje nuk kanë me qytetarin. Ato as që mërziten “për ndokend”,  e lëre për qytetarët që i kanë “rrjepur pa ndal”,  dhe pa asnjë “gjunah” e as “marre”, duke kontrolluar drejtësinë e shtetit dhe organet e rendit. Asgjë mirë nuk pritet përveç humbje e vazhdushme e pasurive publike dhe kontrolle të aseteve publike.

Sundimi I PDK  që nga viti 2007 deri më 2019

PDK mban sot nën konrollë sektorin publik ARKEP, Agjencinë  e Pronave , PTK-në, Aeroportin , Hekurudhat , Transportin Publik, UP -në dhe universitetet tjera publike e, madje edhe disa kolegje private. PDK mban Agjeniconet e ndryshme si ate të pyjeve e rreth  70%  të ndërmarrjeve private .Vetëm 30 % e bizneseve veprojnë pa ndikim politik.

Përderisa shërbimi civil mbi 70% kontrollohet nga PDK -ja dhe ate në mënyrë inatqore, 15 sekretarë të PDK-së janë në shërbimin Civil , pastaj ambasadat , etj.

PDK eshte një gjigant i parregullësive që nuk mund të ndalen në rrethanat e sotme,por  hiq më keq nuk qëndrojnë as AAK dhe NISMA , parti këto që kanë shumë probleme me rendin dhe ligjin.

Edhe LDK ka 9  zyrtarë të lartë nën akuza dhe me aktakuza.

Pra, skena politike e vendit është e kriminilizuar dhe nuk ka kush ta shpëtojë shtetin prej kapjes . Shpesh është menduar se LDK dhe VV mund të ndalin shtetin e kapur dhe të largojnë  nga skena PAN-in e kriminalizuar skajshëm. Mirëpo, LDK ka telashe të brendshme qe as kuvendi i nëntë i saj nuk i zgjidhi dot. Mbetën të gjitha brenda qe të zihen deri në një kohë të ardhme e deget e LDK mbesin edhe më tej të përqara. Rreth 30% te degëve të këtij subjekti politik nuk do te votojn për “kllapen” e Isa Mustafës. LDK mund të humbë disa vota të rëndësishme,  një numër votash të konsiderushme për shkak paknaqësive të brendshme. Sado që tentojnë të i konzervojnë problemet brenda apo të i lënë t’i zgjidhin në një kohë të ardhme , problemet mbeten të njëjta.

Në anën tjetër VV është e ndarë përgjysmë që nuk ka fuqi kurrëfare të fitojë më shumë. Shpresa e saj si VV , është të pjesa që abstenon në zgjedhje  vazhdimisht.

LDK dhe VV vazhdojnë të refuzojnë të gjitha pjesët tjera të shoqërisë civile dhe të pa përcaktuarit. Të dy këto parti besojnë se të pa përcaktuarit politikë kanë obligim t’i votojnë ata, por realisht askush nga të pa përcaktuarit nuk merret fare, me LDK-në e as me VV-në.

Në anën tjetër pak qytetarë priten të dalin e votojnë. Demokracia mund të jetë në rrezik , nëse dalja e qytetarëve në votime është e ulët. Qytetarët plotësisht janë të pavullnetshëm, kurse disa matje shpalojnë që një në pesë votues do të dalë në këto zgjedhje, sepse si janë shprehur ata “nuk kanë për çka të dalin sepse janë zgjedhje të humbura”.

Pra kujt i duhen këto zgjedhje? Vetëm të  korruptuarve dhe atyre qe tentojnë të kontrollojnë pasuritë publike.

Koalicionet parazgjedhore  të mundshme…..

Koalicionet parazgjedhore të mundshme mund të jenë: LDK mund të ketë koalicion me AKR, PSD dhe VV.

AAK  mund te shkojë me NISMA.

PDK und të bëjë koalicion me Levizjen për Bashkim dhe disa parti te shumta të parëndësishme të vogla.

Skenari më i keq është që të gjithë të shkojnë vetëm pa koalicione parazgjedhore gjë që do të sjellte përfundimisht probleme për secilën prej këtyre partive.

@infoglobi nuk mbanë përgjegjësinë për qëndrimet e analistëve

Provo po ashtu

Kurti takon Rashiqin, paralajmëron takim me LDK-në javën që po vjen

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti mëngjesin e sotëm e ka takuar përfaqësuesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.