Recep Tayyip Erdogan prin në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Me 45% të votave të numëruara nga zgjedhjet e së dielës, Erdogan ka 57% të tyre, ndërsa rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince, ka 28%.
Nëse Erdogan fiton mbi 50% të votës së përgjithshme, ai do të shpallet fitues dhe do të do të shmangë rrethin e dytë të votimeve.
Të dielën, në Turqi u mbajtën edhe zgjedhjet parlamentare. Edhe në këto votime prin Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP).
AKP udhëheq me 48% të votave të numëruara deri më tash, ndërsa opozita kryesore, Partia Popullore Republikane, ka 18%.
Turqia mbetet në gjendje të jashtëzakonshme, e cila është vënë që pas përpjekjes për grushtshtet atje, në korrik të vitit 2016.
Këto zgjedhje fillimisht kanë qenë të parapara për nëntor të vitit 2019, por janë sjellë më herët nga Erdogan.
“Turqia po kalon në një revolucion demokratik me këto zgjedhje”, tha Erdogan pasi votoi në Stamboll.