Zgjedhjet lokale në Francë, kryeson FN i Le Pen

Këtë të diel në Francë u zhvillua raundi i parë i zgjedhje lokale, ku Fronti Nacional i Marine Le Pen, një parti e ekstremit të djathtë që kundërshton imigracionin, është më i votuara në të paktën 6 nga 13 rajone në Francë.

Këto zgjedhje shihen si një test për mbështetjen e publikut ndaj qeverisë, në përgjigje të sulmeve të 13 nëntorit.

Republikanët e qendrës së djathtë të udhëhequr nga ish-presidenti Nicolas Sarkozy renditen të dytët përpara Partisë Socialiste në pushtet, të paktën sipas exit-poll-eve të dala menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit. Fronti Nacional kishte marrë rreth 30.8% të votave, republikanët e Sarkozy me 27.2% dhe të tretët renditen socialistët e presidentit Francois Hollande me 22.7% të votave.

Duke iu drejtuar përkrahësve, Marine Le Pen tha se nga zgjedhjet e së dielës ka dalë një rezultat i mrekullueshëm, që provon se Fronti Nacional është partia e parë në Francë.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet një javë më pas, më 13 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.