fbpx
zgjedhje

Zgjedhjet ecën mirë, por pati ca parregullsi e arrestime për blerje votash

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka raportuar për një varg parregullësishë që në fillim të procesit të zgjedhjeve.

Mungesë materiali, librave të votuesve, rrjeti i shoqërisë civile ka raportuar se pati në shkollën “7 Shtatori” në Prizren dhe “Elena Gjika” në Mitrovicë.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Podujevë, shiritat e sigurisë nuk i janë vendosur kutive të votave për rreth 1 orë me pretendimin se kanë harruar.

DnV ka raportuar për prezencë të materialeve propaganduese në rreth 4% të vendvotimeve, ndërsa prezenca e personave të pa autorizuar është raportuar nga vëzhguesit e DnV-së në 18 raste, në Rahovec, Mitrovicë e Prizren.

Krasniqi shprehi shqetësim për mungesë të qasjes së personave me aftësi të kufizuara, duke treguar për mbi 800 vendvotime që pati problem.

Në ndërkohë janë raportuar edhe disa incidente të vogla e parregullsi, të cilat nuk kanë penguar procesin zgjedhor.

Në Deçan, në qendrën e vendvotimit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” dhe një qendër tjetër po në këtë komunë për shkak të ngatërrimit të vulave votimi është vonuar ,

“Vulat janë kthy dhe votimi po vazhdon me qenë në rregull, në ora 08:10 të gjitha qendrat në Deçan kanë qenë pa asnjë parregullësi”, ka sqaruar pas kësa parregullsie e para e KQZ-së Valdete Daka.

Dy persona, të komunitetit serb, janë arrestuar mbrëmë në fshatin Partesh, pasi kanë tentuar t’i japin mito një personi tjetër në lidhje me votën. Këtë e ka konfirmuar Policia për rajonin e Gjilanit. Personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit.

Në Prizren janë identifikuar dy raste të fotografimit të fletëvotimeve.

Në Graçanicë ka ndodhur një rrahje, dhe disa personal janë ndaluar. Por menjëherë pas ndalimit të tyre procesi i votimit ka vazhduar normalisht.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.