Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Zgjedhjet e Kosovës nën llupën e medias ndërkombëtare
media,tabela

Zgjedhjet e Kosovës nën llupën e medias ndërkombëtare

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultati i tyre, janë trajtuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare më prestigjioze që e vendosin theksin te përmbysja e madhe dhe triumfi i opozitës.

“Zgjedhësit në Kosovë duan një të ardhme të re, por problemet e vjetra vazhdojnë të rëndojnë”, shkruan “New York Times”, e cila edhe sqaron se zgjedhjet erdhën pasi kryeministri Ramush Haradinaj, ish-drejtues i UÇK-së dha dorëheqjen në qershor pasi u thirr nga një gjykatë në Hagë.

Edhe “Bloomberg” raporton se opozita fitoi në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë dhe kjo mund të ndihmojë në përpjekjet për integrim euroatlantik të shtetit më të ri në Ballkan.

Lexo origjinalin: Kosovo’s Election Winner Signals Tough Stance Toward Serbia

“Fituesi i zgjedhjeve”, nënvizon Bloomberg, ka sinjalizuar tashmë për një qëndrim të ashpër përballë Serbisë”.

Lexo edhe: For Serbia and Kosovo, Support Comes With Strings Attached  

Read more on Kosovo, Serbia, and the geopolitical forces they face

“France 24” vë në dukje faktin se partitë opozitare ia dolën të dielën të mundnin krahun e luftës, në atë që shënon një pikë kthese në politikën kosovare.

Lexo origjinalin:  Opposition parties beat ‘war wing’ in Kosovo elections

“The Times” e Londrës, shkruan se një ish-lider i protestave studentore fitoi zgjedhjet në Kosovë, ndërsa për “Euronews”, partitë e opozitës arritën të përmbysin politikën në vend me fitoren në zgjedhje. Kjo sipas “Euronews” sinjalizon një erë të re politikë në vendin ballkanik, lidershipi i të cilit më herët është dominuar nga figura që vinin nga konflikti i viteve 90 dhe lufta për pavarësi.

Lexo origjinalin: Former student protest leader Albin Kurti wins Kosovo election

Ndërsa për “BBC”, që raporton për rezultatet paraprake të zgjedhjeve, tani Vetëvendosje dhe LDK duhet të përpiqen të përafrojnë qëndrimet, pas dështimit në krijimin e një koalicioni parazgjedhor dhe citon liderin e vetëvendosjes, Albin Kurtin që thotë se do të trokasë në derën e LDK-së të hënën për të nisur negociatat.

Lexo origjinalin: Kosovo election: Opposition parties claim win

Ndërsa agjencia e lajmeve “Reuters” veçon se kushdo që do të drejtojë Kosovën, do të duhet të përballet me lidhjet me Serbinë dhe normalizimin e tyre, dhe citon Albin Kurtin që thotë se partia e tij do të abrogojë tarifën 100 për qind mbi mallrat serbe që ka bllokuar dialogun me Beogradin, por se do të marrë të tjera masa kundër Serbisë.

Lexo edhe:

Leftist-nationalists edge ahead after Kosovo vote

Opposition parties overturn Kosovo politics with election victory 

Kosovo opposition parties win clear victory in parliamentary election

 

Provo po ashtu

serbia-kosova_

‘Trumpi i kërkon Serbisë ta njohë Kosovën’

Grenell tekstualisht ka vënë kusht – Serbia duhet ta njohë Kosovën strong shkruan gazeta beogradase. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.