Ballina / LIFESTYLE / Fun / Zgjedh ngjyrën që ta kuptosh çfarë të pret më 2020

Zgjedh ngjyrën që ta kuptosh çfarë të pret më 2020

Të pret në këtë vit të ri dashuria, viza apo pasuria?

Viti i ri ngadalë po na troket në derë, ndërsa të gjithëve na intereson se çfarë do të na sjellë.
Mu për këtë portali BuzzFeed ka publikuar një parashikim në bazë të zgjedhjes së ngjyrës e cila ju tërheq.
Shikojeni fotografinë dhe zgjidheni ngjyrën e cila dëshironi ta shënojë vitin e ardhshëm.

ngjyrat

1. E kaltra mbretërore

Keni gjasë për ndryshime në karrierë, shkollë apo në fusha tjera të biznesit apo të arsimimit. Vetëm keni besim në veten!

2. Ngjyra e mimozës

Është e mundshme ta ndërroni adresën e banimit, madje edhe shpërngulja në një qytet tjetër.

3. E tirkiztë

Vitin para jush do ta shënojnë udhëtime të shumta, në të cilat do të kënaqeni pamasë.

4. Rozë

Në dashuri ju lulëzojnë trëndafilat. Po të jeni vetëm, këtë vit do të mund të gjendeni në një lidhje të mrekullueshme të dashurisë.

5. E kuqja

Ndoshta është koha të mendoni për zgjerimin e dijes në fushat të cilat ju interesojnë dhe në harmoni me këtë të regjistroni një kurs të gjuhës apo diçka tjetër. Kjo do t’ju gëzojë pa masë.

6. E gjelbra

Gjendja financiare mund t’ju përmirësohet dukshëm. Me fjalë të tjera, prindërit mund t’ua “trashin” paratë e tashme të xhepit.

7. Ngjyra e livandës

Është koha ideale për ta forcuar aktivitetin tuaj fizik. Grahni më shpesh biçikletës apo shkoni në palestër. Do të dukeni më mirë se kurrë më parë, po edhe do të ndjeheni shkëlqyeshëm!

8. Ngjyra e bakrit

Në fillim të vitit të ardhshëm do të mund të vendosni që në jetën tuaj të bëni disa ndryshime, ndërsa në realizimin e tyre do të jeni jashtëzakonisht i suksesshëm.

9. E kaltra

Nga ky vit do ta vëni veten në vend të parë. Ndoshta në fillim do të brengoseni se për këtë jeni egoist, por do ta kuptoni se ky është vendim i mirë.

Provo po ashtu

Vallet e çuditshme tradicionale (Video)

Lëvizjet e valleve tradicionale shprehin kulturën e popullit përkatës,ajo shpesh herë shprehë edhe mënyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.