Ballina / KOSOVA / Zëri: Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me ”Bechtel Enka”
lekaj

Zëri: Prapaskenat për humbjen e 63 milionë eurove me ”Bechtel Enka”

Ministri Pal Lekaj nesër do ta prezantojë një raport para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik se si shteti i Kosovës rrezikon t’i humbë 63 milionë euro në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Gazeta “Zëri” ka arritur ta sigurojë raportin

Më 30 shtator 2016 ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ia kishte drejtuar një kërkesë të pazakontë shefit të tij Isa Mustafës.

Në kërkesë Zharku kërkonte që Qeveria e Kosovës të aprovonte një aneks-kontratë për zgjatje prej një viti të punimeve për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit.

Kërkesa bazohej në faktin se Ministria nuk kishte arritur t’i kryente të gjitha obligimet financiare ndaj kompanisë ndërtuese “Bechtel-Enka”.

Në bazë të një raporti konfidencial të ministrit aktual të Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri”, Ministria e udhëhequr asokohe nga Lutfi Zharku fillimisht e kishte arritur një marrëveshje me kompaninë me një kosto shtesë prej 14.8 milionë eurosh.

Kjo kosto përfshinte afatin shtesë njëvjeçar me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, që kompania së bashku me stafin dhe makineritë do të duhej të qëndronte në Kosovë.

Megjithatë, e njëjta kërkesë, sipas këtij raporti një kopje të të cilit e posedon gazeta “Zëri”, nuk u mor parasysh nga ish-kryeministri Isa Mustafa.

Check Also

Robert s Karem

Karem përcjell mesazhin e ShBA -së : Luftone korrupsionin

“10 vjet më parë u arrit Pavarësia, tani duhet të zgjedhni rrugën e së ardhmës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *