Zemaj: Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave anti-COVID. Ai sot ka zhvilluar një takim me drejtorët dhe inspektorët e komunave të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot gjatë takimit me drejtoret e inspektoreve të komunave të Kosovës prej të cilëve kërkova kordinim më të mirë ndërmjet inspektoriateve komunale me inspektoriatet tjera.

Gjatë kësaj jave do të ketë rishikim të masave dhe mekanizmave funksional që ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë dhe sigurojnë kontrollimin dhe respektimin e masave, në të gjitha komunat e Kosovës!

Në çdo komunë, masat duhet të respektohen në mënyrë strikte dhe të rritet niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.