Zemaj falenderon mantelbardhët

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka shkruar për punën e mjekëve dhe infermierëve gjatë kësaj kohë të pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar mjekët dhe infermierët që po punojnë edhe gjatë vikendeve.

“Në këto ditë kur të gjithë po përballemi në mënyra të ndryshme me pandeminë, ne po përpiqemi të jemi krah i fortë dhe shume falënderues ndaj mjekëve dhe infermiereve. Ata po punojnë çdo orë, çdo ditë për ne, ata nuk pushojnë as gjatë vikendeve dhe ne sot e ndamë vikendin për t’i vizituar, falënderuar dhe për t’i motivuar për të vazhduar tutje”, ka shkruar Zemaj.

Deri tani në Kosovë janë shënuar gjithsej 2 mijë e 494 raste me koronavirus dhe prej tyre janë shëruar gjithsej 1 mijë e 307 persona. Numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 44.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.