Ballina / BOTA / Zelandë e Re: Sulm në 2 xhami, vriten rreth 50 persona
christ church attac

Zelandë e Re: Sulm në 2 xhami, vriten rreth 50 persona

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se 49 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në dy xhami në qytetin, Kristçërch (Chrischurch).

Ajo e ka përshkruar këtë ngjarje si sulm terrorist dhe një nga “ditët më të rënda” për këtë vend.

Ajo ka thënë se katër persona tani janë në mbajtje, të cilët dyshohet se kanë pikëpamje ekstremiste.

Komisionari policor, Mike Bush, mirëpo ka paralajmëruar se të dyshuarit e tjerë mund të jenë në arrati.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se një nga të arrestuarit është qytetar australian.

Ai e ka përshkruar të dyshuarin e sulmit si “terrorist të dhunshëm të ekstremit të djathtë”.

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se kanë vrapuar kur kanë parë njerëz që janë përgjakur jashtë xhamisë, Al Noor.

Një burrë ka thënë të ketë qenë në xhaminë Al Noor dhe ka përshkruar sulmuesin si njeri të bardhë, që ka pasur të veshur një jelek antiplumb.

Ai ka thënë se ky person ka nisur sulmin në xhami, derisa besimtarët kanë qenë duke u lutur.

“Ai ka pasur armë të madhe, ai ka ardhur, ka nisur sulmin ndaj secilit në xhami, gjithandej”, ka thënë Ahmad Al-Mahmoud. Ai ka thënë se bashkë me shumë persona të tjerë kanë ikur përmes një xhami të thyer.

Një xhami e dytë në lagjen Lajnvud, është evakuuar derisa komisionari Bush ka thënë se dhjetëra viktima janë raportuar në të dyja vendet.

Autoritetet kanë këshilluar për mbylljen e të gjitha xhamive deri në njoftimin e radhës, duke thënë se ngjarja e së premtes ka qenë e pashembullt.

@Fluidi

Provo po ashtu

ramush haradinaj ne foltoren e kuvendit

Haradinaj: Korrupsion kishte edhe në qeveritë paraprake. Ai duhet luftuar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon që ende përballen me sfida me korrupsion dhe rend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.