fbpx
milaim-zeka

Zeka i reagon Berishës: Qeveria nuk mund të rrëzohet për inat të Valdete Dakës

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj kolegut të tij partiak, Zafir Berisha duke e quajtur të infektuar nga Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Zeka ka thënë se Qeveria nuk mund të rrëzohet për inat të Valdete Dakës apo KQZ-së që Zafir Berishës ia hoqën të drejtën për të kandiduar për kryetar të Prizrenit.

Me këtë postim Milaim Zeka e ka këshilluar kolegun e tij  Berisha se nuk po bënë mirë që luftën kundër qeverisë Haradinaj e ka kthyer në personale.

Tutje, deputeti i Nismës përmes këtij postimi ka treguar se Qeveria mund të rrëzohet nëse punon kundër interesave të Kosovës.

Ky është postimi i plotë dhe i pa redaktuar i Milaim Zekës:

“Zafir Berisha u infektu nga Hashim Thaçi

Prej qe e njohe Hashim Thaçin, nje gje munde ta them me vertetesine me te madhe: Ai çdo veprim te vetin e nise duke analizuar raportet personale me individin, ose fenomenin qe ndodhe rreth tije!

Kolegu im, Zafir Berisha, nuk po bene mire qe luften kunder Qeverise Haradinaj, e ka kthy krejte ne personale.

Qeverine nuk e votoi, jo per shkak te parimeve, po per shkak te ministrit te Kultures, nga radhet e PDK-se, i cili eshte kandidat per kryetar te Prizrenit. Si ka mundesi qe Zafa nuk e voton qeverine, po ama e voton Kadrine?!!

Tash, nuk rrexohet qeveria perinati te Valdete Dakes, as te KQZ-se, qe ja hoqen te drejten Zafes qe te kandidoje per kryetar Prizreni. Une jam komplet kunder ketij vendimi, ama Zafa nuk mundet me thane: “Perinati te nuses, me vdekte djali”!

Ne qeverine munde ta rrexojme vetem nese punon mbrapeshte, dhe kunder interesave te Kosoves!!!

Ky eshte mendimi im si deputet, perndryshe Zafa i dine punet e veta, ama nuk duhet harruar, qe ne kete qeveri eshte edhe NISM-a…”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Ndërkaq, deputeti po ashtu i Nismës, Zafir Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook një postim ku u bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që t’i bëjnë 60 vota që të kontribuoj si i 61 për rrëzimin e qeveris për me e provu Veldete Dakën, që për 45 ditë e ardhshëme a do e “respektoj” ligjin për zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.