Ballina / KOSOVA / Zbutet Haradinaj: Vizat bëhen gjatë vitit 2018
liberalizimi

Zbutet Haradinaj: Vizat bëhen gjatë vitit 2018

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në fillim javë kishte deklaruar se “liberalizimi i vizave është çështje javës, apo më së shumti çështje e disa muajve”, tani ka ndryshuar fjalët.

Në një intervistë dhënë mediave vendore, Haradinaj, tani është shprehur ndryshe.

Afatin për liberalizim të regjimit të vizave, Haradinaj tani e shtrinë në tërë vitin duke hequr dorë nga bindja se ky proces mund të realizohet brenda pak javësh apo muajsh.

“Kryeministri Ramush Haradinaj e ka të qartë se liberalizimi i vizave do të ndodhë gjatë vitit 2018. Ka thënë se opsion mbetet edhe muaji mars”.

 

“Kjo gjallëri e brendshme është një argument që duhet me ndodh liberalizimi, edhe nëse ka shpërputhje për një kriter të caktuar sepse ky është një kriter i shtuar dhe jo standard pra demarkacioni prapë se prapë Kosova po ec ne proceset e veta. Gjithqysh do të ndodhë më 2018, por jo larg unë besoj se nuk jemi larg, s’po du me dhëne date sepse datën e jep BE, besoj që nuk jemi larg”, ka deklaruar i pari i Qeverisë për të përditshmen express.

Që BE të liberalizojë regjimin e vizave ndaj Kosovës, kjo e fundit është e obliguar t’i përmbushë edhe dy kriteret e mbetura.

Kriteri i parë i pa përmbushur nga autoritetet kosovare ngelet demarkacioni i kufirit me Malin e ZI, çështje kjo për të cilin Marrëveshja është arritur, por të njejtën po e kontestojnë një numër jo i vogël i deputetëve, duke përfshirë këtu edhe deputetë të AAK-së që janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Kriteri tjetër është ai për luftimin e korrupsionit, proces ky që sipas autoriteteve të BE-së në Bruksel po ngec, sepse si theksojnë ata “Kosova nuk ka ofruar mjaftë prova se vërtetë po e lufton këtë fenomen sa duhet dhe si duhet”.

Hiq më larg se javën e shkuar njëshja e BE-së në Kosovë. Natalya Apostolova, kishte ftuar autoritetet e Kosovës që të largojnë nga punë të paditurit dhe të korruptuarit.  

Qëndrime të ngjashme me Apostolovën ka dhënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie./infoglobi/f.b.

 

 

 

 

Check Also

Dëshmitari: Për akreditim kërkuan nga unë 65 mijë euro!

Në gjykimin e ish-zyrtarëve të Akreditimit, Basri Muja e Ferdije Zhushi, si dhe Armend Mujës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *