urna, buda

Zbulohet urna e Budës

Policia në Kamboxhë ka publikuar  se ka zbuluar urnën e artë, e cila është vjedhur vjet dhe në të cilën besohet se ndodhen mbetjet e liderit spiritual të budizmit – Budës.

InfoGLOBI ka raportuar për vjedhjen e saj vjet në Dhjetor.

Urna tani është zbuluar në një shtëpi në Takeo, ndërkohë që një person ka përfunduar prapa grilave nën dyshimin se ai e kishte vjedhur atë nga tempulli në afërsi të Pnom Penit në Kamboxhë.

Nga aspekti kulturor, urna ka rëndësi të veçantë për banorët e Kamboxhës, ku shumica janë budistë, sepse ekziston besimi që në urnë ndodhen mbetjet e Budës.

Këtë urnë i pari i Sri Lankës ia kishte dhuruar mbretit të Kamboxhës si hanuk në vitin 1957,në ditën kur kremtohej 2500 vjetori I lindjes së Budës. /infoGLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.