Ballina / Shkencë / Zbulohet ujë nëntokësor në ekuatorin e Marsit
marsi uji

Zbulohet ujë nëntokësor në ekuatorin e Marsit

Nëntoka e Marsit është e pasur me ujë, pas zbulimit të liqenit nëntokësor pran Polit të Jugut, gjurmë uji në një thellësi prej 750 metrash janë zbuluar pranë ekuatorit që me shumë mundësi dalin përkohësisht në sipërfaqe duke krijuar rrëke të përkohshëm, sipas një studimi të publikuar në revistën “Nature Geoscience”, nga Essam Heggy dhe Abotalib Z. Abotalib, të Universitetit të Kalifronisë së Jugut.

Studiuesit kanë analizuar karakteristikat e vijave të rërës së lagur që shfaqen me sezone në shpatet e maleve marsiane. Deri tani mendohet që këto struktura ishin të lidhura me flukset e ujit sipërfaqësor që krijohej nga shkrirja e akullit, por duke krahasuar vijat e rërës së lagur në Mars me disa formacione të ngjashme të pranishme përkohësisht në disa shkretëtira të Tokës, studiuesit paraqitën një hipotezë alternative, sipas të cilës flukset e ujit vijnë nga uji që ngjitet nga nëntoka.

Një fenomen i ngjashëm me atë që është vërrjetur në Tokë, në shkretëtirat e Saharasë dhe të Gadishullit Arabik.

“Uji nëntokësor është një prove e dukshme e ngjashmërisë mes Tokës dhe Marsit antik dhe se dy planetet mund të kenë një evoluim të ngjashëm”, thotë Heggy.

“Të kuptojmë se si janë krijuar ujërat nëntokësore marsiane dhe si sillen ato na ndihmon të kuptojmë evoluimin e klimës në planet në tre miliard vitet e fundit dhe kjo është thelbësore edhe për të kuptuar evolucionin afatgjatë të klimës tokësore”, përfundon ai./ATSH/

 

Provo po ashtu

qelizat mikroskopike

Deshifrohen pamjet mikroskopike të mostrave kancerogjene

Për 150 vjet, patologët kanë qenë duke shikuar në mikroskopë për mostrat e indeve të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.