Ballina / Shkencë / Zbulohet tempulli helen 2100-vjeçar
tempulli helen

Zbulohet tempulli helen 2100-vjeçar

Një tempull i epokës helene që daton prej më shumë se dy mijë vitesh, është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë Qendrore.

Tempulli 2100-vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound dhe ndodhet në fshatin Yesilyurt, shkruan ATSH.

Në fshatin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk.

Profesori Lorenzo D’Alfonso, një akademik nga Universiteti i Nju Jorkut, tha në cilësinë e kreut të ekipit për gërmime se ”tempulli i zbuluar daton që nga koha helene”.

”Kemi vazhduar me gërmimet në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2100 vjet më parë”, tha D’Alfonso.

Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin 30 para Krishtit.

@Fluidi

Provo po ashtu

marsi

Në Mars zbulohet sasi e madhe e ujit

Shkencëtarët kanë zbuluar një hapësirë 19 kilometërshe përplot ujë nën një shtresë të akullt në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.