Ballina / Shëndet & Fitnes / Zbulohet shkaktari i astmës …

Zbulohet shkaktari i astmës …

Infeksionet virale në të sapolindurit dëmtojnë pjesë të sistemit imunitar dhe rrisin rrezikun e sulmeve të astmës më vonë në jetë, thotë një studim amerikan.

Hulumtuesit amerikanë kanë bërë një hulumtim në minj, përmes së cilit treguan se si infeksionet nga viruset në kanalet e frymëmarrjes dëmtuan funksionin e qelizave të imunitetit dhe shkaktuan inflamacionet në mushkëri.

Këto hulumtime që pritet të hapin një rrugë të re drejt gjetjes së kurës për astmën, janë publikuar në revistën ‘Natural Medicine’.

Më tutje ekipi që kreu studimin sqaron se si kur diçka irriton rrugët e frymëmarrjes së pacientit që vuan nga astma, këto rrugë ngushtohen,  irritohen dhe prodhojnë mukozë ngjitëse. Të gjitha këto ndikojnë në vështirësim të frymëmarrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.