Ballina / Kulturë / Zbulohet sekreti i papirusit 2000 vjeçar
Zbulohet sekreti i papirusit 2000 vjeçar

Zbulohet sekreti i papirusit 2000 vjeçar

Një koleksion me papirus në universitetin e Baselit në Zvicër përmbante një mister.

Një nga papirusët ishte ndryshe nga çdo tjetër, duke çuditur studiuesit.

Ajo ishte e shkruar nga të dyja anët, me shkronjat që shkonin në drejtim të kundërt.

Por më në fund studiuesit e kuptuan se çfarë ishte e çuditshme në të.

Rezultoi se bëhej fjalë për shumë fletë papirusi të ngjitura bashkë.

Papirusi 2000 vjeçar u shqyrtua në Laboratorin e Shkencave Humane në Bazel nën rrezen e infrave të kuqe dhe ultravioletë.

Rrezet ultraviolet nuk përdoren për të ndihmuar në deshifrimin e papirusit, por në këtë rast zbuloi misterin e tij, që kishte disa shtresa të lidhura së bashku me një lloj ngjitësi mesjetar.

Sapo e kuptuan se çfarë nuk shkonte, studiuesit morën një specialist për të ndarë shtresat e papirusit.

Studiuesit zbuluan se bëhet fjalë për një dokument mjekësor të panjohur më parë ku një pjesë e shkrimit shtonte kuptueshmërinë e dijetarëve për të kaluarën.

Bazuar në ngjashmëritë e tij me një papirus të mbajtur në Ravenna të Italisë, teksti i tij duket të jetë vepra e Galenit, mjekut më të njohur të epokës romake, ose mund të jetë një koment mbi punën e tij.

@Fluidi

Provo po ashtu

JOHN SELLARS

Si të jetoni më të lumtur si një stoik

Filozofia na ndihmon që të kuptojmë botën më mirë, të pranojmë idetë e tjera, të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.